Në Lezhë duket nga pamjet që banorët nuk kanë masa mbrojtëse dhe ata që kanë dalë në rrugë duken neglizhent kundrejt virusit të ri.
“Nuk mund të qëndrojmë gjithë kohën brenda”.
“Jo, nuk kam frikë, skam ca bëj jam pa bukë, ku do hamë 3 javë bukë?”
Nëpër rrugët e Fierit ka një arsye se përse ka një ndërgjegjësim më të madh pasi numri i të prekurve me koronavirus shkoi në 6.
Ndryshe mendojnë dibranët. Ata kanë dalë nëpër rrugë dhe nuk respektojnë masat e qeverisë.
“Mora një ilaç për gruan dhe po shkoj në shtëpi”.
“S’ka ç’më bën koronavirusi, kam kaluar 100 koronaviruse të tjera”.
Ndësa tregu i Sarandës nuk është mbyllur dhe tregtarët duken të shkujdesur për mjetet mbrojtëse që duhet të përdorin teksa ju shërbejnë konsumatorët. Edhe pse i kanë masakat e dorezat nuk i përdorin.
Ndërkaq në Elbasan ka qenë një ditë e qetë pak kalimtarë që kanë qenë nëpër rrugë me qeset e pazarit dhe policia ka dalë në terren për t’ju shpjeguar rrezikun nga qëndrimi jashtë.
Edhe shkodranët kanë ndjeshmëri më të lartë ditët e fundit ata thonë se dalin nga banesat vetëm për të blerë ushqime dhe pohojnë se çmimet e frutave kanë pësuar një rritje të lehtë.
“Dola të blej fruta dhe do shkoj në shtëpi”.
Policia u përball sërish këtë të hënë me një grup të moshuarit që nuk ndërgjegjësohen të qëndrojnë në shtëpi. Ndaj ata ndërhynë që ti shpërndanin.
I kanë hapur të tjerët dhe vazhdojnë të hapin panik, s’ka asgjë bëhet kot zhurmë e madhe.
Në Gjirokastër ka një sensibilizim nga ana e qytetarëve ndërsa në rrugë sheh më shumë efektivë të policisë që ndalojnë automjetet për të mësuar nëse dispnojnë apo jo një autorizim.
Ne Librazhd banorët janë moskokëçarës dhe më tepër rezistencë bëjnë moshat e thyera.
“Grip është siç ka qenë gripi spanjoll, gripi grek, gripi afrikan, duhet të ruhemi të pimë një gotë raki, një kokërr hudhër ne xhep siç tha kryeministri dhe kalon”
Ndërsa korçarët në një ditë të ftohtë si kjo dalin shumë pak nga banesat e tyre vetëm për të blerë ushqime.
“Po shkoj në Pazar për të blerë ilaçe. Jemi prej 4 ditësh të izoluar po e respektojmë vendimin”./abcnews.al