Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Opozita ka treguar sjellje antiamerikane”/ Frrok Çupi: Ftesa, vlerësim për Shqipërinë! Forcim i marrëdhënieve me SHBA

schedule13:46 - 22 Janar, 2026

schedule 13:46 - 22 Janar, 2026

Në një intervistë në “NewsLine” në ABC News analisti Frrok Çupi theksoi se ftesa për Bordin e Paqes është një vlerësim i madh për Shqipërinë. Ai theksoi se kjo tregon edhe një forcim të marrëdhënieve me SHBA.

“Është ngjarje shumë e lartë, shumë vlerësuese për Shqipërinë. Është edhe një forcim i marrëdhënieve me SHBA. Ne kemi një opozitë që i ka shkaktuar dëme vendit, tragjedi, drama shumë shëmti vendit. Dhe sot është e paskrupujt, kur deklaron se ne e dimë se kryeministrin e Shqipërisë do vijnë ta marrin si në rastin e Venezuelës. Një njeri normal nuk mund t’i sajojë. Qeverisja e Shqipërisë po verifikohet si një nga qeverisjet më të dobishme në botë. Pse është zgjedhur Shqipëria dhe Edi Rama si kryeministër. Në gjenezën e vet propozimi ka një raport të trefishtë. Është nga të rrallët kryeministër që vetëm i jep autoritet vendit të vend. Bota ka perceptuar se Rama është një interlekutor i drejtë dhe i kulturuar në raport me kriza apo me probleme të mëdha”, tha Çupi.

Gjithashtu nënvizoi se opozita ka treguar sjellje antiamerikane dhe se gjatë gjithë kësaj kohe i ka shkaktuar vendit vetëm probleme.



“Si të votojë apo si të mos votojë opozita është një njësoj. Opozita ka treguar sjellje antiamerikane. Vetëm probleme i ka shkaktuar vendit”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!