Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Jo në emrin tim”/ Protestë në Gjermani në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, tubimi të shtunën në Këln

schedule08:37 - 19 Shtator, 2026

schedule 08:37 - 19 Shtator, 2026

Një protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së është paralajmëruar të zhvillohet të shtunën në Gjermani, pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Tubimi është organizuar nga të rinj shqiptarë që jetojnë në Gjermani dhe pritet të mbahet në Köln HBF.

Organizatorët e kanë shoqëruar thirrjen për protestë me mesazhin “Jo në emrin tim!”, ndërsa u kanë bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Gjermani, veçanërisht të rinjve, t’i bashkohen tubimit.

Protesta synon të shprehë mbështetje për ish-krerët e UÇK-së pas vendimit të dhënë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!