Kryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari ishte në një shkollë të mesme në Shkodër, për të zhvilluar një takim me të rinjtë. Biseda nuk ka qenë e qetë.
Tre javë pasi premtoi se do të niste komunikimin me shqiptarët Rudina Hajdari zhvilloi një takim me të rinjtë e shkollës “Shejnaze Juka”. Më herët, deputetja ofroi rrogën e saj për dëmtimet që ishin shkaktuar nga djegia e kësaj godine ku ishte vendosur KZAZ-ja për zgjedhjet e 30 Qershorit.
Kur ajo mori fjalën njëri prej të rinjve, i pranishëm në takim e ndërpreu duke e akuzuar se përfaqëson kryeministrin Edi Rama. Më pas Hajdari e fton gjimnazistin ta thotë në mikrofon mendimin e tij para bashkëmoshatarëve.
Pas incidentit deputetja Hajdari zgjodhi të flasë për nevojat që kanë shkollat për arsimin cilësor./ABC News Albania 24/7