“Je bashkëpunëtore në krim”, zbulohet se si të rinjtë i merrnin paratë 17 vjeçares në Korçë

schedule12:24 - 5 Shkurt, 2022

schedule 12:24 - 5 Shkurt, 2022

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me kanosjen e 17 vjeçares në Korçë nga katër të rinj.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se katër të rinjtë e ndaluar e shantazhonin dhe i merrnin para minorenes.

Sipas informacioneve mësohet se personi i cili ka shantazhuar vajzën është shtetasi Kristjan Ali i cili është shpallur në kërkim.

LEXO EDHE: Kanosën minorenen dhe i zhvatën para, 4 të rinj të arrestuar në Korçë

Ndër të tjera mësohet se të rinjtë e kane shantazhuar minorenen duke i thënë se ajo ka qene bashkepunetorë në një vepër penale të ndodhur kohë më parë e nëse vajza nuk jepte shumat e kërkuara ata do e denonconin.

Ndërkohë akoma nuk ka informacion në lidhje me ndonjë vepër penale që mund të kenë fjalën të rinjtë dhe nëse vajza ka qenë e implikuar.

Gjithashtu kujtojmë se në kuadër të operacionit të koduar rrjetet sociale është bërë i mundur arrestimi i shtetasve E. B., 20 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë; K. P., 28 vjeç, banues në Korçë; Xh. D., 21 vjeç, banues fshatin Barç, Korçë dhe u shpall në kërkim shtetasi K. A., 19 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë.

Ndërkaq janë sekuestruar edhe 6.000 euro dhe 100.000 lekë, që autorët e dyshuar morën nga e mitura./abcnews.al