Abissnet Superiore do të zbresë në fushën e lojës, për të zhvilluar ndeshjet e javës së 20-të të saj, të cilat do të luhen në dy ditë, të dielën dhe të hënën.
Ditën e dielë do të luhen dy sfida në orare të ndryshme, me Kukësi-Kastrioti që do të jetë edhe ndeshja e parë që do “ngre siparin” e javës së 20-të, ora 13:45. Verilindoret do të “shtegtojnë” në Rrogozhinë në stadiumin “Arena Egnatia”. Krutanët të motivuar pas fitoreve në javën e fundit do të kërkojnë të surprizojnë edhe djemtë e Diego Lonogs.
Ndeshja tjetër është ajo mes Vllaznisë dhe Teutës, takim që do të zhvillohet në “Loro Boriçi” ora 16:45, ku të dyja skuadrat vijnë pas humbjeve në javën e 19-të dhe do kërkojnë rikthimin te fitorja përballë njëra-tjetrës.
3 sfidat e tjera do të luhen ditën e hënë. Skënderbeu-Partizani në Korçë dhe Dinamo-Laçi në “Elbasan Arena” do të duelojnë në të njëjtin orar 16:45. Takimi i fundit që mbyll edhe javën e 20-të është ai mes Tiranës dhe Egnatias, sfidë që do të luhet në “Air Albania” ora 19:45.
Ndeshjet e javës së 20-të Abissnet Superiore:
E dielë, 13 Shkurt 2022
13:45 / Kukësi-Kastrioti / Stadiumi “Arena Egnatia”
16:45 / Vllaznia-Teuta / Stadiumi “Loro Boriçi”
E hënë, 14 Shkurt 2022
16:45 / Dinamo-Laçi / Stadiumi “Elbasan Arena”
16:45 / Skënderbeu-Partizani / Stadiumi “Skënderbeu”
19:45 / Tirana-Egnatia / Stadiumi “Air Albania” /f.a/abcnews.al