Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Java çame” në Kosovë/ Prishtina kujton 82-vjetorin e masakrës greke mbi shqiptarët e Çamërisë

schedule17:56 - 24 Qershor, 2026

schedule 17:56 - 24 Qershor, 2026

Mes fotografive dhe dhimbjes u hap ekspozita që kujton 82-vjetorin e gjenocidit grek mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë.

Në fokus ishin çamët që para më shumë se tetë dekadash u përzunë me dhunë nga shtëpitë e tyre e më pas u ekzekutuan.

Ekspozita u mbajt nga shoqata “Çamëria” – Kosovë, e cila mblodhi përfaqësues shoqatash, ushtarë të UCK-së, artistë e qytetarë.



Kryetari i kësaj shoqate, Nexhmi Muçiqi tha se kështu po kontribojnë për të mos harruar të kaluarën.

“Çamëria është lule që ka nevojë të ujitet për çdo ditë. Jo që po bëjmë ne një punë të madhe, por besoj dhe jam i bindur që po i kontribuojmë mos-harresës, po i kontribuojmë gjeneratave të reja që mos të harrojnë. Pra, 82 vite jo rastësisht Greqia mundohet ta zgjasë këtë çështje që shqiptarët të harrojnë. Por, zotërinj të nderuar, jo, shqiptarët nuk do të harrojnë, do të punojnë me gjenerata brez pas brezi.”

Të ftuarit e tjerë thanë se Çamëria është një plagë e thellë që ende nuk është shëruar.

Çamëria përfaqëson vuajtjen, të bërit dhe sakrificën e një popullsie të tërë, e cila u përball me persekutim, masakra dhe spastrimin e saj nga trojet ku kishte jetuar prej shekujsh. Fotografitë që shohim sot janë dëshmi të heshtura të një kohe të errët. Ato flasin për familje të shkatërruara, për fëmijë të mbetur jetimë, për gra e pleq të vrarë ose të detyruar të lënë pas gjithçka që kishin ndërtuar ndër breza.

Java çame kulmon në 27 qershor në Qafë-Botë, ndërsa gjatë ditëve janë mbajtur aktivitete përkujtimore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!