Menjëherë me mbylljen e javës së 19-të të Abissnet Superiore, për disa nga skuadrat e kampionatit shqiptarë nuk ka pushim.
Në mesjavë do të luhen ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, të cilat do të luhen në dy ditë, të mërkurën dhe të enjten.
Me 9-të të mërkurën në orën 16:45 do të zbresin në fushën e lojës Teuta dhe Skënderbeu, sfidë që do të luhet në “Elbasan Arena”. Ndeshja e parë mes dy skuadrave përfundoi më fitoren minimale 1-0 të djemve të detit.
Dita e enjte do të ketë 3 ndeshje, ku në orën 13:45 do të përballen laçi me Egnatian në Kurbin me sfidën e parë që ka përfunduar në barazim 1-1.
Në orën 16:45, Vllaznia e Thomas Brdaric do të luajë kundër Flamurtarit të kategorisë së dytë, me sfidën e parë që ka mbaruar në favorin e shkodranëve 2-1.
Në “Air Albania” ora 19:45 e gjithë vëmendja do të jetë te derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Dinamos. Një ndeshje e luftuar mes dy skuadrave, ku edhe ndeshja e parë mes tyre përfundoi në barazim 1-1.
Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, ndeshjet e kthimit:
09/02/2022
16:45 Teuta-Skënderbeu (1-0) në Elbasan
10/02/2022
13:45 Laçi-Egnatia (1-1)
16:45 Vllaznia-Flamurtari (2-1)
19:45 Partizani-Dinamo (1-1) /f.a/abcnews.al