Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Jam dhjetë herë më i mirë se ky”, i fejuari i këngëtares së famshme bëhet “xheloz” për Brad Pitt

schedule22:37 - 21 Prill, 2022

schedule 22:37 - 21 Prill, 2022

I fejuari i Britney Spears zbuloi se këngëtarja mban një foto të aktorit të famshëm, Brad Pitt në shtëpinë e saj. Por reagimi i tij shkaktoi shumë të qeshura te ndjekësit e tij. Sam Asgari ka postuar një video, ku tregon foton me Brad Pitt nga filmi “Thelma & Louise”.

“Kemi një problem të madh. E dashura ime ka një foto të Brad Pitt”, thotë ai. Sam tenton të imitojë Brad-in në foto duke mbajtur një tharëse flokësh. “Jam dhjetë herë më i mirë se ky djalë”, tha ai me humor. Fansat e këngëtares nxituan të bënë në pah se fiksimi i saj ndaj Pitt dihet prej vitesh.

Kujtojmë që këngëtarja është në pritje të fëmijës së parë me Sam. Ajo ka dhe dy djem adoleshentë me ish bashkëshortin e saj, Kevin Federline. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!