Izraeli sulmon aeroportin e Alepos, anulohen fluturimet

schedule08:50 - 22 Mars, 2023

schedule 08:50 - 22 Mars, 2023

Forcat Ajrore izraelite ndërmorën një sulm ajror në aeroportin e Alepos në Siri në orët e para të së mërkurës, duke e detyruar të pezullojë operacionet për një kohë të pacaktuar.

Sipas raportit, katër raketa janë lëshuar në drejtim të aeroportit, teksa shpërthime janë dëgjuar dhe pranë qytetit të Alepos dhe në Lataki. Deri në këto momente nuk ka raportime për të lënduar.

Forcat ajrore izraelite e kishin goditur zonën edhe më 7 mars dhe aeroportit iu desh të pezullonte operacionet për disa ditë.

/abcnews.al