Izraeli përplaset me Poloninë: Duhet të ndryshohet ligji për holokaustin

schedule12:41 - 29 January, 2018

schedule12:41 - 29 January, 2018

Parlamenti polak ka miratuar një amendament në ligjin e Holokaustit, sipas të cilit shteti polak dhe polakët nuk duhet të akuzohen më për krime ndaj hebrenjve. Kryeministri izraelit Netaniau ka reaguar ashpër duke kërkuar ndryshimin e menjëhershëm të ligjit.

Projektligji për Holokaustin i miratuar nga parlamenti polak duhet ndryhuar. Kërkesa është bërë nga kryeministri izraelit Beniamin Netaniau i cili paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë tolerancë për falsifikimin e së vërtetës, për rishkrimin e historisë apo për mohimin e holokaustit. Por polonia ka bërë të qartë se nuk do të ndryshojë asgjë në ligjin për Institutin e memories kombëtare. Kjo u konfirmua në një mesazh në Tuiter nga zëvendës kryetarja parlamentit polak  Beata Mazurek, e cila shtoi se akuzat kundër Polonisë dhe polakëve për krimet gjermane duhet të marrin fund.

Kriza diplomatike mes Izraelit dhe Polonisë nisi të premten kur në prag të Ditës së Kujtesës, Dhoma e ulët e parlamentit të Varshavës miratoi një amendament në ligjin për aktivitetin e Institutit të kujtesës kombëtare. Amendamenti i cili do të kalojë dhe në senat si dhe në zyrën e Presidentit parashikon mundësinë për të gjobitur por dhe për të burgosur deri në tre vjet, ata që publikisht dhe në kundërshtim me provat, fajësojnë shtetin polak si bashkëpërgjegjës në krimet e kryera nga Hitleri gjatë luftës. I njëjti dënim dhe për ata që përdorin fraza të tipit: Kampe polake përqendrimi duke iu referuar Aushvitzit, ku u masakruan me mijëra hebrenj në kohën që polonia ishte e pushtuar nga gjermanët gjatë lufëts së dytë botërore.

Kryeministri izraelit Netaniau u shpreh se është kundër këtij liji të miratuar nga parlamenti polak dhe se ai duhet ndryshuar. Sipas tij shteti hebre është kundër përmbajtjes së këtij ligji dhe për më tepër moment I miratimit të tij ishte i papërshtatshëm, në prag të Ditës së kujtesës.

Ministria e jashmte izraelite këmbëngul se në një kohë që shteti polak nuk ekzistonte akoma, me mijëra polakë kanë vrarë hebrenj ose i kanë dhënë nazistëve informacione për vendndodhjen e tyre, një fenomen që është dokumentuar në mënyra të ndryshme nga historian të rëndësishëm polakë./abcnews.al