Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Izraeli gati për pushtimin tokësor të Gazës, ministri i mbrojtjes: Do të shkatërrojmë Hamasin

schedule09:30 - 20 Tetor, 2023

schedule 09:30 - 20 Tetor, 2023

Izraeli vazhdoi sulmet në Rripin e Gazës, ndërsa ministri i mbrojtjes i Izraelit urdhëroi trupat tokësore të përgatiteshin për të parë Gazën “nga brenda”, megjithëse ai nuk tha se kur do të fillonte operacioni tokësor.

Presidenti amerikan Joe Biden premtoi në fjalimin e tij mbështetje të palëkundur për sigurinë e Izraelit, ndërsa shtoi se bota nuk mund të injorojë palestinezët e pafajshëm në Rripin e Gazës të rrethuar.

Në një fjalim të enjten mbrëma nga Zyra Ovale, disa orë pasi u kthye në Uashington nga një vizitë në Izrael, Biden bëri një dallim midis palestinezëve tdhe Hamasit, grupit militant që kontrollon Gazën.



Ai e lidhi luftën aktuale në Gaza me pushtimin rus të Ukrainës, duke thënë se Hamasi dhe presidenti rus Vladimir Putin “të dy duan të zhdukin plotësisht një vend demokratik”.

Trupat izraelite që presin për të hyrë në Gaza janë vizituar edhe nga ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallad, duke dërguar mesazhe të qarta lufte. Në një fjalim të zjarrtë para ushtarëve izraelitë në kufirin e Gazës, ministri i mbrojtjes u kërkoi forcave të “organizohen, të jenë gati”. Izraeli ka grumbulluar dhjetëra mijëra trupa përgjatë kufirit.

“Kushdo që e sheh Gazën nga larg tani do ta shohë atë nga brenda,” tha ai. “Mund të duhet një javë, një muaj, dy muaj para se t’i shkatërrojmë ato”, shtoi ai, duke iu referuar Hamasit.

“Ne jemi në një luftë pa zgjedhje. Pothuajse dy javë më parë, terroristët sulmuan dhe vranë prindërit, fëmijët, gratë dhe miqtë tanë.

Shteti i Izraelit do të eliminojë organizatën Hamas. Kjo nuk do të jetë një fushatë e lehtë, do të jetë e vështirë,” shtoi ai.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!