Izraeli beson se 159 pengje mbahen aktualisht në Gaza

schedule21:27 - 29 Nëntor, 2023

schedule 21:27 - 29 Nëntor, 2023

Izraeli beson se rreth 159 pengje po mbahen aktualisht në Gaza, sipas zëdhënësit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari. Kjo deklaratë vjen përpara një lirimi të pritshëm të një grupi të ri pengjesh në ditën e gjashtë të armëpushimit të arritur me Hamasin, me ndërmjetësimin e Katarit.

Hagari shtoi se trupat ushtarake izraelite janë të përgatitura operacionalisht përgjatë vijave të armëpushimit në Gaza. Linja e armëpushimit i mban efektivisht trupat izraelite në Gazën veriore dhe i pengon ata të lëvizin në jug gjatë pauzës së luftimeve, tha një zëdhënës i IDF për CNN javën e kaluar.

“Sot, trupat vranë tre terroristë që shkelën kushtet e armëpushimit dhe përbënin një kërcënim kundër forcave tona,” tha zëdhënësi. Ai pretendoi se Mohammed Zubeidi, një komandant i lartë i grupit militant të Xhihadit Islamik, u vra gjatë një operacioni ushtarak izraelit në Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar gjatë natës./abcnews.al