Izraeli: 137 persona mbeten ende pengje të Hamasit në Gaza

schedule12:24 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 12:24 - 8 Dhjetor, 2023

Numri i pengjeve që besohet se mbahen në Gaza tani është 137, njoftoi të premten zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu. Një izraelit që besohet të jetë në mesin e tyre u konfirmua i vrarë në sulmin e Hamasit të 7 tetorit.

Ai u identifikua nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit me ndihmën e Autoritetit të Antikiteteve të Izraelit, i cili zakonisht merret me arkeologjinë. Njoftimi vjen nëntë javë pas sulmit të 7 tetorit, ndërsa autoritetet izraelite vazhdojnë përpjekjet hetimore./abcnews.al