Izrael dhe Hamas shumë pranë zgjatjes së marrëveshjes për lirimin e pengjeve

schedule14:06 - 27 Nëntor, 2023

schedule 14:06 - 27 Nëntor, 2023

Izrael, Hamas dhe ndërmjetësit janë shumë pranë një marrëveshjeje për të zgjatur armëpushimin në Gaza, sipas tre zyrtarëve të sigurisë në Egjipt.

Sipas tyre, po punohet për zgjidhjen e çështjeve të ndryshme në lidhje me kohëzgjatjen e armëpushimit dhe listën e të burgosurve palestinezë që do të lirohen sipas tij.

Sipas 3 burimeve, Hamasi është i interesuar për një zgjatje katërditore, ndërsa Izraeli është i interesuar për një zgjatje që do të rinovohet çdo ditë.

Kujtojmë se, bazuar në marrëveshjen fillestare për shkëmbimin e pengjeve të Hamasit me të burgosurit palestinezë, armëpushimi në Gaza përfundon sot.

/abcnews.al