Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia shënon një rritje të lehtë të rasteve me koronavirus, 119 persona humbin jetën brenda ditës

schedule18:28 - 23 Maj, 2020

schedule 18:28 - 23 Maj, 2020

Në Itali brenda 24 orëve të fundit është rritur lehtë numri i rasteve të reja. Brenda ditës vendi fqinj regjistroi 669 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri total i të infektuarve rritet në 229,327.

Ndërsa, sipas autoriteteve të shëndetit në vend, për 24 orë, si pasojë e koronavirusit humbën jetën  119 persona. Ndërsa, bilanci total i viktimave rritet në 32,735.

Deri më tani, në vend janë aktive 57,752 raste ndërsa numri i të shëruarve është 138,840.



Italia është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë, ndërsa tashmë duket se qendra e pandemisë ka lëvizur në Amerikën Latine dhe në lindje, në Rusi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!