Italia ka sekuestruar asete me vlerë rreth dy miliardë euro nga oligarkët rusë si pjesë e sanksioneve të vendosura pas pushtimit të Ukrainës nga Moska në vitin 2022, njoftoi sot Policia Financiare Italiane (GDF).
Pasuritë e konfiskuara përfshijnë pasuri të paluajtshme, makina, jahte, vepra arti dhe aksione në kompani, sipas një raporti të GDF të publikuar, për të shënuar 252-vjetorin e saj.
Gjithashtu, GDF njoftoi se kishte zbuluar mashtrim me fonde italiane dhe të BE-së në shumën prej mbi 1.6 miliardë eurosh midis janarit 2025 dhe majit 2026.



