Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia regjistron 18,040 raste të reja me Covid-19, 505 persona humbën jetën në 24 orë

schedule17:18 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 17:18 - 24 Dhjetor, 2020

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 18,040 raste të reja me koronavirus, nga 193,777 teste të kryera. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në vend, brenda ditës e humbën jetën si pasojë e Covid, 505 qytetarë. Në total, bilanci i viktimave shkon në 70,900.

Me rastet e konfirmuara ditën e sotme, dy milionë rastet e regjistruar që nga fillimi i pandemisë tashmë tejkalohen.

Në total, vendi fqinj regjistron 2,009,317 të infektuar, sipas të dhënave zyrtare.



Sa i përket situatës në spitale, njoftohet se brenda ditës janë regjistruar 149 shtrime në njësitë e kujdesit intensiv. Nga ana tjetër, 24,070 pacientë janë të shtruar në spital me simptoma në pavijone të zakonshme. s.b/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!