Banka Qendrore e Meksikës ka ulur normën bazë të interesit pas një votimi të ndarë mes anëtarëve të bordit, ndërsa pasiguria e shkaktuar nga lufta SHBA-Izrael kundër Iranit vijon të trondisë tregjet globale, raporton Al Jazeera.
Procesverbalet e mbledhjes së majit të Bankës së Meksikës tregojnë se vendimi u mor me rezultat 3 me 2, ku politikëbërësit paralajmëruan se konflikti po rrit rrezikun e inflacionit.
Të pesë anëtarët e bordit kanë theksuar se lufta po ushtron presion për rritjen e çmimeve, megjithëse shumica prej tyre vlerësojnë se ndikimi i drejtpërdrejtë mbi ekonominë meksikane mbetet i kufizuar. Zyrtarët kanë nënvizuar se kontrollet qeveritare mbi çmimet e karburanteve po shërbejnë si një mburojë kryesore për të zbutur ndikimin e rritjes së kostove të energjisë, të lidhura me konfliktin në Lindjen e Mesme.


