Dështimi i Italisë për t’u kualifikuar në finalet e një Botërori për herë të tretë radhazi ka tronditur nga themelet të gjithë lëvizjen futbollistike në vend.
Presioni i opionit publik, ai politik dhe mediatik vazhdon të jetë mbytës dhe kërkon një reformë rrënjësore për t’i dhënë fund dështimit pa fund të kombëtares së kaltër.
“Viktima” e parë pritet të jetë, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina.
Sipas mediave përtej Adriatikut, i vendosur në qendër të kritikave edhe për deklaratat pas ndeshjes në Bosnje, ai do të prezantojë dorëheqjen në mbledhjen urgjente që ka nisur në Romë.
Duke qëndruar në këto raportime, drejtimi i federatës italiane në këtë periudhë emergjente dhe tranzicioni deri në zgjedhjet e reja do t;I besohet një njeriu që vjen nga “fusha e lojës”.
Emri më i përmendur është ai i Paolo Maldinit. Legjenda e Milan dhe kombëtares së kaltër, sipas mediave italiane i plotëson të gjitha kushtet për aftësinë, besimin dhe itegritetin e treguar si futbollist dhe më pas si drejtues i klubit kuqezi.
Bashkë me Gravinën pritet edhe një ndryshim në stafin teknik të kombëtares. Trajneri Genaro Gattuso, megjithëse i cilësuar nga mediat si njeriu me më pak faj për këtë dështim do të japë gjithashtu dorëheqjen. Të njëjtën rrugë do të ndjekin edhe dy drejtuesit e kombëtares italiane Gianluigi Buffon dhe Leonardo Bonucci./abcnews.al


