Italia, Franca dhe Gjermania thirrje BE-së të vendosë sanksione kundër Hamasit

schedule10:49 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 10:49 - 11 Dhjetor, 2023

Italia, Franca dhe Gjermania i kanë bërë thirrje BE-së të vendosë sanksione kundër Hamasit dhe mbështetësve të tij, theksuan ministrat e jashtëm të tre vendeve në një letër të përbashkët drejtuar shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Ne shprehim mbështetjen tonë të plotë për të vendosur sanksione kundër Hamasit dhe mbështetësve të tij.

Miratimi i shpejtë i këtij regjimi të sanksioneve do të na mundësojë të dërgojmë një mesazh të fortë politik në lidhje me angazhimin e BE-së kundër Hamasit dhe solidaritetin tonë me Izraelin”, shkruhej në letër.

Të dielën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ai kishte kritikuar liderët perëndimorë, duke i thënë kabinetit të tij se ata nuk janë në përputhje me mbështetjen e tyre për qëllimin e deklaruar të luftës të Izraelit për të shkatërruar Hamasin.

Duke informuar kabinetin e tij, ai tha se u kishte thënë liderëve të Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera: “Ju nuk mund të mbështesni nga njëra anë eliminimin e Hamasit dhe nga ana tjetër të na bëni presion për t’i dhënë fund luftës, e cila do të pengonte eliminimin e Hamasit.”

/abcnews.al