Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia e dënoi me 10 vite burg, 37-vjeçari kapet në Tiranë, gati ekstradimi

schedule13:33 - 22 Maj, 2021

schedule 13:33 - 22 Maj, 2021

Një 37-vjeçar i dënuar me 10 vite e 5 muaj e 11 ditë burgim nga drejtësia italiane, për disa vepra penale është arrestuar nga Policia e Tiranës. I arrestuari është Arsen Daci, i cili njihej dhe me emrin Flakton Daci.

Arrestimi i Dacit është bërë pasi Gjykata e Torinos/ Itali e ka dënuar me 10 vite e 5 muaj e 11 ditë burgim, për veprat penale “Mbajtje dhe shitje e sendeve të vjedhura”, “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhje” .

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 37-vjeçarit drejt Italisë ku do të kryejë dënimin./ Abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!