Itali/ Shërohet pacienti i parë i trajtuar me ilaçin Remdesivir kundër Covid-19

schedule15:35 - 19 Mars, 2020

schedule 15:35 - 19 Mars, 2020

Një 79-vjeçar që ishte infektuar me koronavirus është shëruar në Itali, pasi kishte përdorur ilaçin eksperimental Remdesivir, shkruan Telegraph.

“Kemi personin e parë që është shëruar pasi është trajtuar me ilaçin eksperimental”, ka deklaruar Matteo Basetti, zëdhënës i klinikës infektive në spitalin San Martino në Genoa të Italisë.

Shërimi i 79-vjeçarit kishte filluar më 7 mars, kurse gjatë dy testeve të bëra së fundmi për koronavirus ka rezultuar negativ.

Pacienti së shpejti do të rikthehet në Lombardi ka njoftuar Basetti, duke shtuar se të gjithë mjekët janë të kënaqur pasi ky ilaç ka rezultuar të jetë efektiv.

Ai gjithashtu pranoi se ka pacientë tjerë që janë duke u trajtuar me këtë lloj ilaçi, në anën tjetër ministria italiane e Shëndetësisë ka miratuar testimin në kafshë me vaksinën e parë kundër koronavirusit.

Deri më tani janë shënuar 2,978 viktima dhe 35,713 të infektuar në Itali nga Covid-19./abcnews.al