Dy shqiptarë u vunë në pranga nga policia italiane pasi u kapën me 500 kilogramë marijuanë në afërsi të brigjeve të Barit. Ndërsa në Vlorë, dy oficerë policie u arrestuan nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme në lidhje me këtë rast narkotrafikimi.
Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, për trafik ndërkombëtar të drogës, në brigjet e San Kataldos në Bari. Lajmi është raportuar nga mediat përtej Adriatikut. Në operacionin e koduar “Themis 2018”, në të cilin mori pjesë dhe Frontex, u sekuestruan 500 kilogramë marjuanë. Lënda narkotike ishte nisur nga Shqipëria me gomone. Të arrestuarit janë nje 45 vjecar dhe nje 34 vjecar, të dy me shtetësi shqiptare. Mediat italiane shkruajnë se nëse marijuana do të hidhej në treg, trafikantët do të përfitonin rreth 5 milionë euro.
Ndërkohë në Shqipëri, dy zyrtarë të policisë kufitare janë arrestuar, pasi policia italiane ka sekuestruar 500 kg kanabis.
Në njoftimin e policisë së Shtetit, thuhet se hetimet gjithashtu kanë dokumentuar se dy punonjës të Policisë Kufitare në “Tri Port” nuk kanë kryer praktikën e rregullt ligjore për regjistrimin e mjetit lundrues tip gomone, i cili u kap në Brindizi me lëndë narkotike. Rezulton se mjeti lundrues, i cili figuron i regjistruar me dokumentacion në Stacionin Kufitar, ka hyrë në brendësi të Pikës “Tri Port” dhe pa u regjistruar ka dalë më pas në det. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ne Vlorë, arrestoi 2 punonjës të Stacionit të Policisë Kufitare në “Tri Port”. Në pranga u vunë nënkomisar Bledar Kuçi me detyrë përgjegjës turni dhe Inspektor Idlir Ajazaj, me detyrë ndihmës kontrollor. Ndalimi i tyre është bërë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”./abcnews.al