Ishte porositur në Europë, kapen 947 kg kokainë në Paraguaj, arrestohet djali i ish-deputetit

schedule15:28 - 10 Janar, 2022

schedule 15:28 - 10 Janar, 2022

947 kilogramët kokainë janë sekuestruar në Paraguaj. Kjo sasi e madhe kokaine kishte destinacion Europën.

Në këtë operacion raportohet se në pranga ka rënë edhe djali i ish-deputetit paraguaian Elvis Balbuena. Ky i fundit vite më parë kishte provuar një projekt për legalizimin e kanabisit.

Djali i ish-deputetit paraguaian “ishte përgjegjës për grumbullimin dhe dërgimin e ngarkesave të mëdha të kokainës përmes rrugës ujore Paraguaj-Parana dhe më pas në Evropë përtej Atlantikut”, shtuan autoritetet vendase.

Vlera e kokainës së sekuestruar vlerësohet, në rreth 60 milionë dollarë . Në operacion u arrestua edhe një shtetas ukrainas.

Sekuestrimi i kësaj sasie kokaine konfirmon atë që filloi të shfaqej gjatë pandemisë: që Paraguai u bë një nyje logjistike për trafikun e kokainës përmes 3400 kilometrave të rrugës ujore Parana-Paraguaj, e cila ka një dalje në Oqeanin Atlantik .

Në shkurt të vitit të kaluar, tre ngarkesa me gjithsej 27 ton kokainë u kapën në Antëerp të Belgjikës dhe Hamburg të Gjermanisë. Një nga ngarkesat me 16.174 kilogramë lëndë narkotike, u transferua në portin e Buenos Aires .

Zbulimi erdhi pasi forcat evropiane të sigurisë arritën të “thyejnë” më shumë se 170,000 mesazhe nga telefonat duke përdorur sistemin e koduar Sky ECC. /abcnews.al/