Ishte nisur nga Ekuadori, kapet “e bardhë” në portin e Pireut, si ranë në kurth dy të arrestuarit

schedule21:03 - 2 Gusht, 2022

schedule 21:03 - 2 Gusht, 2022

Më shumë se 17.5 kilogramë kokainë janë sekuestruar në Portin e Pireut, në një operacionin të kryer nga autoritetet qipriote dhe policia britanike.

Dy persona u arrestuan për kokainën e gjetur, e cila origjinën e kishte në Ekuador ndërsa destinacionin në Qipro, shkruajnë mediat greke.

Kokaina ishte e ndarë në 14 pako dhe u gjet në një kontenier frigoriferik, të cilët u konstatuan se kishin si destinacion përfundimtar Limasolin e Qipros.

Të arrestuarit shkaun në vendin ku ishte transportuar kontejneri për të marrë pakot e drogës.

Hetimi i rastit vijon nga Policia e Bazave Britanike në bashkëpunim me Shërbimin Kundër Narkotikëve të Policisë së Qipros dhe Policinë Greke. /abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!