Ishte në makinë, plagoset bashkëshortja e 41-vjeçarit që u vra në Elbasan

schedule20:54 - 11 Maj, 2021

schedule 20:54 - 11 Maj, 2021

Këtë të martë në Elbasan është ekzekutuar 41-vjeçari Everest Çaka .

Abcnews.al mëson se bashkëshortja Silvana Çaka, e cila ishte në makinë me viktimën është plagosur në dorë dhe është  jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edhe: Ekzekutimi i 41-vjeçarit në Elbasan, reagon policia: U plagos edhe bashkëshortja e viktimës

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbej” në qytetin e Elbasanit.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në hyrje – daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës.

Sakaq grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe  vijon puna për  zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e  kapjen e autorit/ve.

/abcnews.al/