Ishte i pashpresë, 38 vjecari mposht koronavirusin

schedule14:35 - 20 March, 2020

schedule14:35 - 20 March, 2020

E vetmja dëshirë është të kem mundësi të asistoj në lindjen e vajzës time. Doktorët më sigurojnë që do ja dal’.

Janë këto fjalët prekëse të Mattia, ‘pacietit 1’ të Codonjës, që doli 11 ditë më parë nga Terapia Intensive e spitalit San Matteo të Pavia, ku ishte shtruar që në 22 shkurt. 38 vjeçari ja ka dalë, ka arritur të mundë koronavirusin dhe më në fund ka mundur të shohë bashkëshorten e tij shtatzënë, në muajin e tetë të shtatzënisë, edhe pse tani vetëm përtej një xhami.

Pas 28 ditëve të gjata Mattia më në fund po shërohet, thotë për ‘Repubblica.it’ shefi i sëmundjeve infektive të poliklinikës së Pavias Raffaelle Bruno. ‘Sapo i kemi shkëputur edhe aparaturën e fundit. Tani qan se është i lumtur.

E di që jeta i ka dhuruar kohën për të parë të lindë fëmija i tij i parë’. Ishte pikërisht Bruno që çdo ditë në orën 18, në këto 4 javë të fundit merrte në telefon bashkëshorten, që i tregonte për kushtet shëndetësore të bashkëshortit të saj./abcnews.al