“Ishte fyerje për familjen e Kobe Bryant”- Beyonce nuk lejon ti bëhen fotografi në memorialin e Kobe Bryant

schedule13:50 - 25 Shkurt, 2020

schedule 13:50 - 25 Shkurt, 2020

Organizatorët e memorialit për Kobe Bryant, vajzën e tij dhe 7 viktima e tjera të aksidentit tragjik i ndaluan fotografët që ti bënin fotografi Beyonce.

The Associated Press dhe Getty Images thanë se fotografët e tyre nuk u lejuan ti bënin fotografi fitueses së Grammy apo fëmijëve të Bryant në memorialin e mbajtur në New York.

 

Mijëra njerëz u mblodhën në Staples Center për të nderuar legjendën e basketbollit dhe vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna që ishin mes 9 viktimave të aksidentit ajror të 26 janarit në Calabasas.

Beyoncé hapi eventin për Kobe dhe Giannën duke interpretuar këngët “XO” dhe “HALO”. Arena ishte e mbushur me tifozë të Laker, familjarë të Bryant, ish shokë të skuadrës dhe lojtarë të tjerë të NBA.

 

“Ishte kaq fyese për familjen e Kobe dhe fansat, Beyonce po kontrollon aq shumë imazhin e saj. Zakonisht lejon të publikohen vetëm imazhe të përzgjedhura nga ajo, kështu që asnjë fotografi nuk u lejua ti bëhej asaj në memorialin e Kobe,”- tha një burim.

“As familja e Michael Jackson nuk e bëri këtë. Një personel i Staples Center u vendos në skenë për të mos lejuar asnjë kamera të vetme. Fotografët nuk mund ta besojnë këtë. Kjo nuk e ndihmon imazhin e Beyonce, vetëm e dëmton atë. E bën të duket si Diva.”

Burimi tha se të vetmet foto të kapura të këngëtares ishin nga pamjet e televizionit dhe se artistë të tjerë që morën pjesë si Christina Aguilera dhe Alicia Keys, nuk bënë kërkesa të tilla.”

Beyonce gjithmonë ka dashur të  kontrollojë imazhet e saj që publikohen. Në vitin 2013, publicisti i saj raportohet se u dërgoi email BuzzFeed që të hiqte fotot e saj nga performanca në Super Bowl XLVII./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!