Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është autori që vrau një polic e plagosi një tjetër në Lozhan

schedule10:07 - 4 Qershor, 2026

schedule 10:07 - 4 Qershor, 2026

Violand Braçellari autor i vrasjes së efektivit të shqiponjave në Maliq dhe plagosjes me kallashnikov të efektivit tjetër rezulton një person me precedentë të theksuar kriminal që prej vitit 2013.
Violand Braccellari në vitin 2013 është dënuar me 3 vite e 4 muaj për kultivim narkotikësh dhe vetëm dy vite më vonë u ndalua sërish po për të njëjtën akuzë.

Më 29 shtator pas informacioneve të marra asokohe nga policia se dy automjete të ngarkuara me drogë po qëarkullonin në vendin e quajtur “Çezma e Senishtit” policia ndaloi Bracellarin dhe disa persona të tjerë.

Gjatë kontrollit të një automjeti tip “Mercedes Benz” ku ndodhej edhe Violand Braçellari u gjetën qese plastike dhe doreza të cilat hetuesit i konsideruan si sende që mund të përdoreshin në aktivitetin e përpunimit dhe paketimit të lëndës narkotike.



Lidhur me këtë ccështje që pas fshihen persona të paidentifikuar policia ushtroi kontrolle në disa banesa përfshirë dhe banesën e Violand Braçellarit ku u gjetën 10.8 gram mbetje të thara cannabis sativa dhe një kalorifer elektrik. Këto mbetje të lëndës narkotike u konsideruan nga organi I akuzës si pjesë e një aktiviteti më të gjërë që më pas do të provohej dhe nga gjetjet në telefonin e tij.
Nga telefoni celular BlackBerry i sekuestruar nga policia dolën në pah komunikime me dy persona të regjistruar me emrat “Sandri” dhe “Toni”. Sipas dosjes hetimore në këtë apparat celular përvecc bisedave që autori bënte me personat e tjerë për kontrollin e bimëve, procesin e tharjes, transportin dhe pershimin e lëndës narkotike u gjetën dhe fotografi.

Sipas dosjes hetimore autori pasi kishte kultivuar lëndën narkotike e transportonte me kafshë për të vijuar me tharjen dhe paketimin për ta shitur më pas. Gjyakat e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 10 vjet burgim vendim që u la në fuqi nga Apeli dhe më pas edhe nga Gjykata e Lartë në janar të vitit 2024.

Megjithatë, mbetet ende e paqartë se si 43-vjeçari ndodhej në liri, pavarësisht vendimit të formës së prerë. Emri i tij rezulton i përfshirë edhe në procedime të tjera penale. Në vitin 2024 ai u mor i pandehur për plagosje të lehtë me dashje, ndërsa në fillim të këtij viti gjykata urdhëroi njoftimin e tij për një proces gjyqësor, pasi nuk ishte gjetur në adresën e deklaruar të banimit.

Operacioni për arrestimin e 43-vjeccarit i cili përfundoi tragjikisht u organizua pas informacioneve të marra një ditë më parë se po qarkullonte me automjet. Sipas informacioneve autori i kishte shpëtuar 4 herë forcave RENEA prej terrenit të vështirë në banesën që jetonte më nënën e tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!