Ish-shoferi 89 vjeçar rrëfen jetën e tij në timon

schedule19:29 - 23 Gusht, 2018

schedule 19:29 - 23 Gusht, 2018

Kjo hapësirë e Edicionit Veror i është kushtuar Koço Kokës. Një ndër shoferët e kohës së komunizmit, i cili ka punuar 50 vite në këtë profesion. Një rrëfim interesant për kohën e rinisë dhe peripecitë të cilat ndeshte gjatë kësaj pune, të cilat ai i ka përmbledhur gjithashtu edhe në librin “Me timon nëpër rrugët e atdheut”. Ai tregoi se ka punuar si shofer nëpër të gjithë qytetet, minierat e hidrocentralet në vend. Koço, dikur shofer kamioni dhe autobusi, tashmë është 89 vjeç, tregoi se u ndje i frymëzuar për të shkruar historitë e tij i shtyrë nga miqtë dhe familjarët kur doli në pension.

Ish-shoferi u rrëfye se kishte shpëtuar dhe shume ushtarë italianë gjatë kohës së luftës duke i strehuar në shtëpinë e tij. Gjithashtu u fol dhe për kujtime të tjera pozitive dhe negative si përshkrimi i Llogarasë së dikurshme; gremisja e disa makinave dhe vështirësitë e ngarjes nëpër rrugët e vështira të Shqipërisë dikur. Koço nuk e ka ushtruar më këtë profesion që nga vitin 1991, por nostalgjia pasioni janë akoma aty me të. Historia më e veçantë për të mbetet shpëtimi i jetës së një ushtari italian, i cili vite më vonë, me anë të familjes së tij i kishte dërguar një shumë parash për ndihmesën që Koço i kishtë dhënë./abcnews.al