Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s fiton betejën me koronavirusin, 77-vjeçari del nga spitali

schedule22:59 - 9 Prill, 2020

schedule 22:59 - 9 Prill, 2020

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, ka fituar betejën me koronavirusin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë 77-vjeçari me anë të një postimi në Tëitter.

“Pas 4 javësh e gjysmë, po iki nga Spitali. Faleminderit shumë për të gjithë miqtë që më kanë mbështetur. Dua të tregoj publikisht falenderimin dhe admirimin tim për ekipin që më ka trajtuar: mjekë, infermierë të gjithë profesionistë të shkëlqyer! Faleminderit! Nuk do ta harroj”, shkruan ai.

Solana, 77 vjeç, ka shërbyer si sekretar i përgjithshëm i NATO-s nga viti 1995 deri në vitin 1999, më pas si përfaqësues i lartë i BE-së për Çështje të Jashtme nga viti 1999 deri në vitin 2009. Më herët, nga viti 1992 deri në vitin 1995, ai ishte ministër i jashtëm i Spanjës./abcnews.al