Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ish-presidenti rus kërcënon Perëndimin: Nëse Rusia kthehet në kufijtë e saj të 1991, do ketë luftë bërthamore

schedule19:12 - 18 Shkurt, 2024

schedule 19:12 - 18 Shkurt, 2024

Ish-presidenti rus dhe njëkohësisht zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Dmitry Medvedev ka kërcënuar SHBA-të dhe Evropën me luftë bërthamore nëse Rusia kthehet në kufijtë e saj të njohur që në vitin 1991.

Në një postim në rrjetin social “Telegram”, nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit rus përsëriti se kthimi i Ukrainës në kufijtë e saj të vjetër do të ishte në kundërshtim me kushtetutën ruse, veçanërisht pasi territoret e pushtuara në Ukrainën lindore dhe Krime tashmë janë aneksuar si pjesë integrale e Rusisë.

“Dhe tani vijmë te pyetja kryesore: a besojnë vërtet këta idiotë (në Perëndim) se populli rus do të pranonte një shpërbërje të tillë të vendit të tyre? Në vend të kësaj, ushtria ruse do të sulmonte Uashingtonin, Berlinin ose Londrën përveç Kievit”, ka shkruar Medvedev. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!