Ish-polici grek vrasësi me pagesë i Kasmit, 4 të arrestuar

schedule15:17 - 2 Shkurt, 2018

schedule 15:17 - 2 Shkurt, 2018

Pas vrasjes së tipit mafioz të 42-vjeçarit, Devi Kasmi, policia prangos autorin e dyshuar, i cili është një shtetas grek. Efthymiou Efthymious, një pjestar i forcave ushtareke greke ka qëlluar në drejtim të Kasmit, teksa u shpall në kërkim organizatari, Aurel Hoxhallari.

Jo për një vrasje, por për një luftë duket se ka qenë i gatshëm grupi kriminal që dyshohet se ishte pas ekzekutimit të Devi Kasmit, të hënën e kësaj jave. Armë, eksploziv, mina me telekomandë e deri raketahedhës janë gjetur gjatë kontrolleve të ushtruara për arrestimin e pesë personave të dyshuar se janë pas vrasjes se 42 vjeçarit Kasmi. Ekzekutori ishte i importuar nga Greqia. Ish-efektivi i forcave speciale greke nuk duhej të gabonte në shenjestrën e tij, për ekzekutimin e të cilit dyshohet se është paguar mjaft mirë.

Këto armatime luftarake si snajper, pistoleta, antitank, mina me
telekomandë, u gjetën nga unifomat blu pas kontrollit në banesën e Aurel Hoxhallarit.

Ky i fundit, sipas drejtorit të Policisë së Tiranës, ishte edhe organizatori grupit kriminal, i cili ndodhet në arrati.
Hoxhallari është një emër i njohur për policinë e kryeqytetit. Ai u prangos më 10 Janar të vitit 2015, i akuzuar se ka porositur atentatin ndaj Pajtim Serjanit, ngjarje e ndodhur më 5 janar 2015 në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë. Por, më 1 Shkurt të atij vitit, Gjykata e Krimeve të Rënda e la ata të lirë për mungesë provash.

1. Dy pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e krimit
2. Katër armë automatikë
3. Dy snajper
4. Katët pushkë automatike
5. Një armë antitank me dy predha
6. Një bombë me telekomandim në distancë
7. Katër Radio marrëse, një dron, 110 kg kanabis dhe dy maska
8. Sasi e konsiderueshme lënde eksplozive C4 dhe tritol

Ndërkohë hetimet proaktive të zhvilluara në të anët e kufirit saktësojnë se, 42-vjçari Efthymious ka hyrë në Shqipëri vetëm dy javë më parë dhe në momentin e arrestimit i është gjetur edhe shumë e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.

Ardi Veliu gjatë koferencës për shtyp nuk dha detaje se kush ishte personi që ka porositur vrasjen e 42-vjeçarit Devi Kasmi. Ndërkohë pas ekzektutimit të tipit mafioz të Kasmit, policia lakoi emrin e personit që ndodhet prej 2 vitesh në arrati, atë të Domart Konjarit. Deri më tani, dy janë pistat që po hetohen, ajo e hakmarrjes ndërmjet bandave rivale në kryeqytet dhe prishja e pazareve të drogës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!