Ish komandanti britanik: Ofensiva ruse në Donbas është sfida më e vështirë për ukrainasit

schedule09:44 - 19 Prill, 2022

schedule 09:44 - 19 Prill, 2022

Gjenerali Sir Richard Barrons, ish-komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta të Mbretërisë së Bashkuar, tha se kjo fazë e konfliktit do të jetë shumë ndryshe nga fazat e mëparshme të luftës, sipas BBC.

“Me përmirësimin e motit, forcat ruse do të ketë më shumë mundësi për të përparuar, dhe të manovrojnë  më shpejt, duke i shkaktuar ushtrisë ukrainase një sfidë më të ashpër, tha ai për BBC-në.

Por ka gjithashtu edhe një problem se ndërsa moti përmirësohet, ai gjithashtu bëhet më i lagësht, dhe sipas tij kjo nuk është koha ideale për manovra me tanke jashtë rrugës – dimri ose vera do të ishin më të përshtatshme pasi terreni është më i vështirë, tha ai.

Por në këtë betejë të veçantë, rusët do t’u afrohen ukrainasve nga lindja, dhe gjithashtu nga veriu dhe jugu, kështu që ky është një problem ushtarak për ukrainasit. Pyetjes nëse forcat ruse mund të jenë të suksesshëm në këtë fazë, ai tha se ata mund të kenë nxjerrë disa mësime nga 54 ditët e para të luftës.

“Forcat ruse janë më të fokusuara pas operacionit të Donbasit, por morali i tyre ka rënë”, sipas Barrons.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!