Ish-kapiteni i Barcelonës tregon “recetën” e suksesit si trajner

schedule10:45 - 16 Tetor, 2021

schedule 10:45 - 16 Tetor, 2021

Ish-kapiteni i Barcelonës Xavi Hernandez u pensionua nga futbolli i luajtur në vitin 2019. Xavi mori drejtimin e skuadrës në të cilën luante duke u bërë kështu edhe trajneri i saj. U ul në stolin e Al Sadd duke drejtuar shokën e ekipit me të cilët luante në fushën  e lojës.

Spanjolli ka arritur të fitojë gjashtë trofe tashmë si trajner, që nga koha kur “vari këpucët” në gozhdë. 41-vjeçari ka arritur të ndërtojë një ekip denjitoz, duke iu trasmetuar lojtarëve filozofinë e tij.

Në një video për “The Coaches Voice”, Xavi ka shpjeguar shkurtimisht filozofinë e tij të stërvitjes dhe taktikat që ai synon të nxisë ekipin e tij të ndjekë.

“Ekipi duhet të gëzojë të ketë topin dhe të krijojë epërsi numerike në sulm pas një faze mbrojtëse me presion të lartë”, theksoi Xavi.

Spanjolli përflitet se është në bisedime me Barcelonën për të drejtuar “Katalanasit”, por që kjo gjë të ndodhi fillimisht duhet të largohet Ronald Koeman që në ndeshjet e fundit nuk ka arritur rezultate të mira. /abcnews.al