Xavi Hernandez është zgjedhur si trajneri I ri i Hollandës. Një suprizë e vërtetë nga federata holandeze, me ish mesfushorin që ashtu si te Barcelona në sezonin 2021/2022 zëvendëson në pankinë Ronald Koeman.
Kjo është përvoja e parë e trajnerit nga Katalonja në nivel kombëtaresh, duke nënshkruar një kontratë që zgjat deri në vitin 2030. Pas 53 vitesh, “Tulipanët” do të ketë sërish një trajner të huaj, ndërsa i fundit ishte austriaku Ernst Happel, në vitin 1978.
Xavi Hernández, i cili nuk ka drejtuar asnjë klub që kur u largua nga Barcelona në vitin 2024, do të provojë të realizojë një ambicie të hershme personale.
Pas largimit nga Barcelona, emri i tij ka qenë në listat e klubeve të mëdha evropiane, por ai zgjodhi të presë mundësinë e duhur për t’u rikthyer në rolin e trajnerit.
Holanda po i beson një tekniku që më parë solli një revolucion te Barcelona, duke u dhënë mundësi lojtarëve si Lamine Yamal, Cubarsí dhe Gavi, të cilët së fundmi janë shpallur kampionë bote. Për më tepër, gjatë kohës që drejtoi klubin blaugrana, Xavi fitoi tetë trofe, përfshirë një titull kampionati dhe Superkupën e Spanjës.
Si një ithtar i deklaruar i shkollës së Krojf, Xavi do të ketë mundësinë ta përjetojë nga afër stilin holandez të futbollit që e kishte magjepsur aq shumë në rininë e tij. Sipas gazetës holandeze “De Telegraaf”, ish-bashkëlojtari i tij te Barcelona, Patrick Kluivert, mund t’i bashkohet në stafin teknik.
Ndeshja e parë e Xavi Hernandez në pankinën e Hollandës është në probram më 24 shtator kundër Gjermanisë në Ligën e Kombeve.


