Ish-kancelari gjerman del kundër Zelenskyt: Ideja për të marrë Krimenë është e pakuptimtë

schedule15:30 - 3 Shtator, 2022

schedule 15:30 - 3 Shtator, 2022

Fjalët e Volodymyr Zelensky për mundësinë e marrjes së Krimesë me mjete ushtarake janë të pakuptimta, tha ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder në një intervistë për gazetën spanjolle ABC.

“Ideja që Presidenti Zelensky mund ta marrë Krimenë ushtarakisht është e pakuptimtë,” tha ai.

Sipas politikanit, gadishulli u bë pjesë e Ukrainës vetëm sepse udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushovi shpresonte se “BRSS do të jetonte aq gjatë sa Kisha Katolike”.

Më 24 gusht, Zelensky njoftoi se do të rimerrte Krimenë me çdo mjet dhe pa konsultime me vendet partnere. Ai theksoi se çdo ditë Kievit i duhen më shumë armë perëndimore për t’u përballur me Moskën.

Gerhard Schroeder është margjinalizuar dhe kritikuar ashpër në Gjermani për shkak të pozicionit të tij ekzekutiv në Gazprom dhe lidhjeve të ngushta me Rusinë. /abcnews.al