Ish-deputetja serbe: Çdokush nga Kosova duhet të krenohet me Dua Lipën

schedule13:31 - 20 Tetor, 2020

schedule 13:31 - 20 Tetor, 2020

Ish-deputetja serbe Rada Trajkoviç ka deklaruar se çdo kush nga Kosova, serb apo shqiptar duhet të jetë krenar me suksesin e Dua Lipës.

“Çdokush nga Kosova serb apo shqiptar duhet të jetë krenar për suksesin global të kësaj vajze të re. Mbresëlënëse”, ka shkruar Trakoviç në Twitter, teksa thotë se vlerësimi i kulturës, duhet ta bashkojë popullin e jo ta ndajë.

Ky reagim i Trajkoviç vjen pasi Dua Lipa ka thyer rekord duke u radhitur si një nga artistet më të dëgjuara të të gjitha kohërave. l.k/abcnews.al