Ironizon Ilda Bejleri: Ata që ndjekin ëndrrat dhe ata që ndjekin lekët

schedule18:20 - 22 Maj, 2022

schedule 18:20 - 22 Maj, 2022

Moderatorja, Ilda Bejleri është një ndjekëse e rregullt e futbollit, ndonëse tashmë drejton emisionin “T’ka mami yll”, i cili sezonin e parë u mbyll me sukses.

Ajo nuk nguron të reagojë shpesh herë edhe në rrjetet sociale. E njëjta gjë ka ndodhur pak orë më parë, ku Ilda ka reaguar përmes një Instastory lidhur me vendimin e Kylian Mbappe për të mos u bashkuar me Real Madritin.

Shumë fansa të zhgënjyer e akuzojnë se përdori 13 herë fituesit e Champions League për interesat personale. Gjithashtu edhe Ilda i është bashkuar këtë grupi, që e akuzojnë se zgjodhi paratë mbi ëndrrën.

Ajo ka postuar foton e Mbappe nga ceremonia e djeshme kur njoftoi zgjatjen e kontratës me PSG, përmbi të cilën ka shkruar: “Ka dy lloje njerëzish, ata që ndjekin ëndrrat dhe ata si Mbappe që ndjekin lekët”./abcnews.al