Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kreditimi, rritje dyshifrore/ Banka e Shqipërisë: Bankat disbursuan 39.9 miliardë lekë hua të reja

schedule14:20 - 29 Qershor, 2026

schedule 14:20 - 29 Qershor, 2026

Niveli i kredisë për ekonominë shqiptare  i është rikthyer rritjes  me ritme të shpejta .

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë prillit  sektori bankar  aprovoi 39.9 miliardë lekë kredi të reja, duke u rritur me më shumë se 16 % krahasuar me majin e vitit të kaluar.

Në të njëtën periudhë të vitit të shkuar bankat dhanë  34.4 miliardë lekë .



Huadhënia vijon që të jetë më e lartë sidomos te bizneset. Kreditë e reja për korporatat jofinanciare private arritën në 25.5 miliardë lekë në maj duke  treguar  se kërkesa për financim nga sektori privat mbetet e fortë, dhe bizneset vijojnë të investojnë dhe të zgjerojnë aktivitetin e tyre.

Por nga të dhënat konstatohet se ritmet e kreditimit janë rritur edhe për individët  duke prekur nivelin  14.2 miliardë lekë niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për muajin maj.

Ndikim kryesor ka dhënë segmenti  i kredive për blerje banesash për të cilin bankat dhanë  7.4 miliardë lekë hua të reja.

Ndërkohë në total kredia e dhënë për ekonominë rezultoi 997.7 miliardë lekë nga rreth  880,5 miliardë lekë që ishte në të njëjtën periudhë të nëj viti më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!