Irani ka ndaluar eksportin e produkteve të çelikut, sipas raportimeve të mediave lokale që citojnë autoritetet doganore të vendit.
Vendimi vjen në një moment tensioni të lartë, ndërsa industria e celikut është goditur nga sulme ajrore në kuadër të konfliktit me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars News Agency, autoritetet doganore të Republikës Islamike kanë nxjerrë një direktivë që parashikon “ndalimin e eksportit” të produkteve të çelikut.
Masa ka hyrë në fuqi më 26 prill dhe pritet të ndikojë ndjeshëm në sektorin industrial dhe tregtinë e jashtme të vendit.


