Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Irani mbështet protestën dhe sulmon Ramën/ Beqiri: Protesta ka degraduar, po i kundërvihet interesave shqiptare

schedule23:38 - 10 Qershor, 2026

schedule 23:38 - 10 Qershor, 2026

Avokati Idajet Beqiri deklaroi se protesta në Tiranë nisi për Zvërnecin, por kjo kauzë tashmë është harruar.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se protesta ka degraduar dhe po i kundërvihet interesave shqiptare.

Beqiri shtoi se protestuesit kanë kërkesa që janë në interes të Greqisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Iranit.



“Kur filloi protesta dhe pamë ato pamje të rënda në Zvërnec, u revoltuam. Një situatë e tillë ishte e papranueshme. Duhej bërë një transparencë. Nuk kaluan as dy ditë, u bë konglomerat dhe dolën brirë, e kanë çuar protestën drejt degradimit, ka arritur degradimin në kulmin e saj. Kur protesta merr nuanca anti-shqiptare, nisi për Zvërnecin, aty nuk ka më Zvërnec. U harrua Zvërneci. Kanë shkaur në interes të Greqisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Iranit. Nuk janë kërkesa në interes të Shqipërisë. Ky është skandal i vërtetë. Gbimisht po bëjnë lojën, i kanë brenda aty edhe grekët, se vijnë me autobus ata, i kanë brenda edhe Iranin, edhe Hamasin. I kanë brenda të gjithë llojet e rrymave”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!