Iran blen avionë luftarakë dhe helikopterë nga Rusia

schedule15:56 - 28 Nëntor, 2023

schedule 15:56 - 28 Nëntor, 2023

Zëvendësministri i Mbrojtjes së Iranit, gjenerali Mahdi Farah, konfirmoi sot se Irani ka blerë helikopterë rusë Mi-28, avionë luftarakë Su-35 dhe avionë Yak-130.

Sipas Tass nuk dihet numri specifik i avionëve që Irani ka blerë nga Rusia.

Forcat Ajrore iraniane morën  avionët e parë Yak-130 në shtator, sipas deklaratës së Farah.

/abcnews.al