Inzaghi: Skuadra tregoi një zemër të madhe, por duhet ta mbyllim ndeshjen më para

schedule09:31 - 14 Gusht, 2022

schedule 09:31 - 14 Gusht, 2022

I Intervistuar nga “Inter TV”, trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka analizuar ndeshjen e fituar ndaj Leçes me rezultatin 1-2.

“Këtë vit kemi punuar pak më pak, sepse kemi filluar një javë më parë. Këtë javë kemi ulur ngarkesat për të nisur fuqishëm.

Sa i përket ndeshjes, një skuadër me zemër shumë të madhe, por nuk duhet të reduktoheshim në fitoren në minutën e 94-të. Djemtë më treguan për të disatën herë se kanë një zemër të madhe për të fituar një ndeshje. Ne luajtëm një gjysmë ore të parë të mirë, më pas skuadra u përça pak pas faullit ndaj Lautaros.

Ne pranuam një barazim 1-1. Kishim disa vështirësi që do t’i analizojmë bashkë me djemtë. Për çfarë do të punojmë në funksion të ndeshjes ndaj Spezia? Ne do të punojmë për gjërat që mund të kishim bërë më mirë në këtë ndeshje ndaj Leçes, siç bëjmë zakonisht pas ndeshjes. Jemi plot një muaj nga fillimi i përgatitjeve, ne duhet dhe mund të përmirësohemi. E rëndësishme është të kem këtë dëshirë për tu përmirësuar që kanë djemtë e mi”, u shpreh Inzaghi pas ndeshjes./ h.ll/abcnews.al