Në prag të sezonit turistik në zonat bregdetare janë shtuar investimet në rrjetin energjetik për të përmirësuar furnizimin me energji elektrike. Ministri Energjisë Enea Karakaçi ka inspektuar nënstacionin elektrik të Golemit ku është ndërhyrë për të rritur kapacitet e furnizimit me energji të zonës.
Nga ky investim përfitojnë mbi 50 mijë banorë të zonës . Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se këto përmirësojnë edhe treguesit e vetë kompanisë duke rritur performancën dhe ulur humbjet.
Me afrimin e sezonit turistik OSSH do të nisë nga puna edhe me zbatimin e planit të masave për një menaxhim sa më të mirë të gjithë territorit, me fokus zonat bregdetare ku ka një fluks të shtuar, duke shtuar personelin dhe rritur gatishmërinë.
“Me gjithë këtë plan masash që janë marrë, ne i japin një zgjidhje përfundimtare pjesës turistike të zonës së bregdetit që preket edhe qarku i Durrësit dhe futemi në zhvillime të tjera më të rëndësishme”, u shpreh ai duke shtuar: “Nënstacioni elektrik i Golemit, ku rritja e kapaciteteve ofron më tepër garanci për furnizimin me energji elektrike të të gjithë zonës bregdetare”.


