Gazetarët e emisionit “Piranjat” në ABC kësaj radhe vijnë me një investigim serioz, te bazuar mbi një denoncim të shoqëruar me fakte dhe prova për abuzimin me detyrën të një njeriu të veshur me pushtet, përkatësisht të një kryebashkiaku.
Në zgjedhjet lokale të viti 2019 në bashkinë e Vaut të Dejës u krye një rrotacion politik pas thuajse 2 dekadash. Në krye të bashkisë u zgjodh Mark Babani, një biznesmen i suksesshëm i kësaj zone.
Kryetar i ri, vizion i ri, projekte të reja. Nisur nga këto nevoja pak muaj pas marrjes së detyrës kryetari i ri vendos të hartojë projekte për kopshte, shkolla dhe infrastrukturë.
Kështu më 11 mars të vitit 2020 ai urdhëron përdorimin e fondeve të bashkisë me vlerë mbi 8 milionë lekë të reja pa TVSH për kryerjen e një tenderi për hartim projektesh. Më 26 maj 2020 bashkia e Vaut të Dejës si autoritet kontraktor lidh kontratën me “Arabel Studio” dhe HMK Consulting e Transport Highway Consulting shpk.
Kompania fituese duhet t’i dorëzonte projektet brenda 2 muajsh nga data e nënshkrimit të saj.
“Magjistarët” e projekteve arritën të dorëzojnë brenda 2 ditësh dosjet voluminoze të porositura nga bashkia Vau Dejës. Dhe jo 1 e 2, por plot 31 projekte.
Gjithçka e bërë me një urgjencë kaq të madhe, 33 projekt për 3 ditë. Por si ja arritën kësaj?
Kryetari i bashkisë i pyetur nga “Piranjat” u përgjigj shkurt: Nuk është e vërtetë ajo.
Kryetari e mohon këtë fakt, të njëjtën gjë përpiqen të bëjnë edhe zyra e hartimit të projekteve. Por dokumentet që “Piranjat” disponojnë japin një version tjetër të historisë.
Për më shumë ndiqni videon më poshtë: