Ylli Rakipi ishte i ftuar në “Provokacija” përballë gazetarit Mustafa Nano ku foli për arsyet e mbylljes së emisionit të tij, ecurinë e qeverisjes si edhe të aksionit qeveritar.
Rakipi tha se shkak për mbylljen e emisionit të tij u bë qeveria dhe presionet nga kryeministri.
“Rama i detyron pronarët e televizioneve që ta bëjnë vezën në furrikun e tij. Të enjten temat e emisioneve përcaktohen nga një zyrë e rendësishme pranë qeverisë dhe flitet për ato që do qeveria”, u shpreh ndër të tjera Rakipi.
Ai përmendi gjithashtu faktin se Rama po qeveris me anonimë dhe fasadë duke vendosur në postin e ministrit emra që i ka krijuar vetë ai.
“Ky merr emrat e Migjenit emrat e Lasgushit dhe ata i torturon si të vdekur që janë. I ngre në ajër nëpër avionë fals. Merr dhe gazetarët dhe i hipën tek Lasgushi tek Migjeni. Do vijë dita që avionit t’ai verë emrin Elisa Spiropali”, tha Rakipi.
Ndër të tjera, Rakipi sulmoi edhe kreun e opozitës Lulzim Basha duke thënë se duhet të japë shpjegime për akuzat që i bëhen në lidhje me vilën ku ka shkuar të jetojë duke ikur nga apartamenti tek zona e liqenit në Tiranë.
Për më tepër, ndiqni intervistën e plotë të Ylli Rakipit: