Interesim nga tre shtete për Kamberin, Rangers merr vendim përfundimtar

schedule13:57 - 3 Qershor, 2020

schedule 13:57 - 3 Qershor, 2020

Florian Kamberi do të largohet nga Rangers në fund të sezonit. Sulmuesi shqiptar u huazua në janar nga Hibernian te skuadra e famshme skoceze, aty ku ka zhvilluar nëntë ndeshje dhe ka shënuar një gol.

Klubi i Rangers nuk ka përfshirë të drejtën e blerjes së lojtarit në akordin e huazimit me Hibernian dhe ka vendosur të mos investojë te blerja e përhershme e tij. Rikthimi te Hibernian nuk do të jetë i lehtë, pasi tifozët e urryen pas largimit dhe deklaratave të dashurisë për Rangers.

Glasgow Times raporton se interesimi për Kamberin nuk mungon. Brentford e kërkon në Championship dhe Lech Poznan në Poloni. Interesim ka edhe nga disa klube gjermane, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditura. /abcnews.al