Fermerët kanë shfaqur interes për të përfituar nga skema kombëtare e financimit në bujqësi. Nga të dhënat rezulton se deri më tani kanë aplikuar mbi 32 mijë fermerë.
Ndërkohë që kanë mbetur edhe 3 ditë kohë deri në mbylljen e aplikimeve.
Sipas skemës vlera e financimit është parashikuar të jetë 10,000 lekë/ha për sipërfaqe të mbjella me kultura bujqësore por kusht është që sipërfaqja të jetë minimumi 3 ha.
Ndërkohë që ata fermerë që kanë të mbjellë mbi 10 hektarë tokë me kulturë bujqësore do të përfitojnë 50%. Përparësi në skemën kombëtare të financimit për këtë vit me
100% mbështetje është parashikuar për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor.
Aplikimet për masat direkte kryhen online në portalin e-Albania, ndërsa për masat e investimeve dokumentacioni dorëzohet fizikisht pranë zyrave qendrore të AZHBR.
Skema Kombëtare 2026, përfshin 9 masa direkte dhe 3 masa investimi. Me skemën e re është përgjysmuar numri i bagëtive që duhet të ketë një blegtor për të përfituar. për çdo krerë lopë blegtorët që kanë tufa jo më të më të vogla se 5 bagëti do të marrin 12 mijë lekë. Ndërsa tek të imtat financimi është rritur nga 1200 lekë në 1.500 lekë për krerë.



